Lëvizja Qytetare Dibrane “Motrat më shumë se votat!”
Është një lëvizje e themeluar nga disa dibranë intelektualë, kryesisht të rinj, të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Kjo lëvizje erdhi si revoltë kundërSkandalit të fundit me Kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, i cili ishte një njollë e rëndë për Dibrën duke poshtëruar rolin e gruas dhe duke përdorur pushtetin për ta përdorur atë si lodër seksuale. Dibra nuk mund ta përtyp këtë turp të pamerituar si dhe nuk do të lejojë asnjë lloj forme pushteti për të abuzuar dhe për të poshtëruar rolin e gruas në shoqëri. Kjo lëvizje nuk merret me individët që implikuar në këtë skandal, por merret me fenomenin që tashmë është i pranishëm dhe rrezikon vlerat morale e njerëzore të shoqërisë.
Po ashtu kjo lëvizje ka ardhur si një domosdoshmëri për të rivalitizuar gjithë shoqërinë dibrane e cila ndihet e frustruar nga pushteti politik 25 vjeçar, që Dibrën e dibranët i ka përdorur dhe i ka gënjyer duke i lënë në mjerim dhe në harresë. Kjo lëvizje është revoltë kundër pushtetit të Rilindjes e cila erdhi në 2013 si një frymë ndryshimi, por në tre vite nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë. Për këtë arsye mendojmë se Rilindja e ka mbyllur ciklin e saj politik në Qarkun Dibër.
Kjo lëvizje qytetare është e interesuar që Dibra të marr në dorë fatet e veta dhe të garantojë një dimension të ri të bërit politik dhe të zhvillimit ekonomik. Lëvizja ka disa prioritet dhe për realizimin e tyre është e gatshme të marr edhe angazhime politike me mbështetjen e intelektualëve dhe të qytetarëve të zhgënjyer padrejtësisht. Prioritetet tona janë:
1. Lobimi dhe mundësimi i realizimit të projektit më madhor me interesa kombëtare, Rrugën e Arbrit.
2. Rihapjen e Universitetit Aleksandër Moisiu
3. Mbrojtja e gruas dhe promovimi dhe integrimi i saj i plotë në shoqëri me të drejta të barabarta.
4. Hartimi i një projekti urban modernizimi dhe funksionimi për qytetin e Peshkopi
5. Krijimin e Qytezave të reja. Me ndarjen e re administrative, disa nga komunat e rëndësishme të Dibrën meritojnë të kenë statusin e qytezave dhe projekte urbane që justifikojnë këto statuse. Qyteza duhet të bëhen e të konsiderohen këto Komuna: Maqellara, Fushë Alia, Kastrioti, Sohdolli, Sllova
6. Rikthimi i hapësirave të gjelbra dhe të parqeve të fëmijëve në qytetin e Peshkopisë
7. Realizimin e tregut të ri
8. Rivalitizimi i Pallatit të Kulturës si qendër e madhe kulturore dhe rinore
9. Një ridemension të qendrave shëndetësore sidomos atyre të zonave më thella duke u i modernizuar dhe pajisur me medikamentet bazë.
10. Promovimi i vlerave historike e arkeologjike të Dibrës, sidomos të Muzeut të Skënderbeut por edhe studimi i gërmimeve të reja. Duhet të themi se në aspektin arkeologjik Dibra është shumë e eksploruar
11. Promovimi i turizmit malor
12. Shpallja e Malit të Korabit si Park Kombëtar
13. Ndërtimi i një teleferiku nga Ura e Cenjevëz deri në rrëzë të majës të Malit të Korabit
14. Digjitalizimi i shërbimeve administrative të Bashkisë së Peshkopisë duke rritur efikasitetin dhe transparencën.
Lëvizja Qytetare Dibrane “Motrat më shumë se vota” ka një mbështetje të gjerë nga të gjithë faktorët! Ajo pranon çdo qytetar në gjirin e saj që e gjen vetën në prioritet e rreshtuar më sipër.