Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani u heq licencën dy përmbaruesve gjyqësorë privatë

Tiranë, 26 maj 2016, NOA.al- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka urdhëruar heqjen e certifikatës së ushtrimit për dy përmbarues gjyqësor privatë.

Ndaj veprimtarisë së dy përmbaruesve, A.T., dhe E.Gj,, me seli ne Tiranë, me urdhër të  Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë, ka ushtruar një inspektim  me objekt verifikimin e procedurave ligjore të ndjekura në ekzekutimin e titujve ekzekutivë.

Nga analiza e rrethanave të faktit të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit, referuar veprimeve të kryera nga ana e dy përmbaruesve, nga grupi i inspektimit si dhe nga Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësorë Privat u konstatuan shkelje që përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor.

Për sa më sipër, mbështetur në ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vendosur për heqjen e certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë dhe çregjistrimin nga regjistri i përmbaruesve gjyqësore private të këtyre dy shtetasve.

Please follow and like us: