Albspirit

Media/News/Publishing

Mbërrijnë në Shqipëri refugjatët sirianë, ja si falen në plazh

Mbërrijnë në Shqipëri refugjatët sirianë, ja si falen në plazh (FOTO)

Refugjatët sirianë që kanë mbetur në kufirin grek me sa duket kanë hyrë në Shqipëri.

Këto foto të siguruara nga gazeta Panorama tregojnë disa syresh në plazhin e Potamit në Himarë.

Emigrante siriane duke u falur sot ne plazhin e Potamit ne Himare

Sirianët, të cilët kanë ndjekur rrugën e lindjes, përmes Turqisë dhe Greqisë, janë fotografuar duke u falur ditën e sotme.

Me mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në kufirin grek dhe kërkojnë që të kalojnë drejt Veriperëndimit, për në vendet e BE-së.

Nga ana e saj, Shqipëria përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se nuk do t’i hapë kufijtë për refugjatët, pasi nuk ka kapacitet për t’i strehuar dhe ushqyer.

Hapja kufijve, pati deklaruar Rama, do të ndodhë vetëm nëse Europa ka një plan të qartë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Please follow and like us: