Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i çekëve për turistët arabë: Mos notoni me rroba të rrugës

Mesazhi i çekëve për turistët arabë: Mos notoni me rroba të rrugës

Turistët arabë që do të udhëtojnë për pushime pranverore në qytetin Teplice në Çeki janë bërë target i disa pamfleteve të banorëve lokalë, të cilët shpjegojnë rregullat e qytetit të tyre. E gjithë kjo thuhet të bëhet pasi vizitorët arabë sillen keq në vizitat e tyre.

Qyteti me një popullsi prej 50.000 banorësh pret çdo vit mijëra vizitorë nga vendet arabe, më së shumti nga Kuvajti.

Disa vijnë për pak ditë, të tjerë për gjithë sezonën dhe shumë të tjerë po blejnë prona në këto hapësira.

Financuar nga Ministria e Brendshme, literatura shërben për ‘edukimin’ e vizitorëve arabë për mënyrën e sjelljes në vendet publike dhe atë se çfarë duhet veshur në pishina.

“Nuk na intereson se me çfarë rroba banjosh veshin derisa nuk hyn në pishina me veshje të rrugës e që ndodh shpesh”, tha kryetari i komunës Hynek Hanza.

Please follow and like us: