Albspirit

Media/News/Publishing

Meta: Kina, një partner i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-11-525x35017 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të enjten, pas takimit me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan, se “Republika Popullore e Kinës përfaqëson jo vetëm një vend mik, por mbi të gjitha një partner domethënës tregtar për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan. Gjatë një deklarate për shtyp pas takimit, Meta tha se “kemi rënë dakord që përmes forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare të inkurajojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e tjera me interes reciprok”. Ai vlerësoi mbështetjen e Kinës ndaj projekteve të përbashkëta zhvillimore me Shqipërinë.

Në veçanti, Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen që Republika Popullore e Kinës tregon në intensifikimin e bashkëpunimit edhe me vendet e rajonit tonë. “Këtu kemi vlerësuar potencialin e projekteve në kuadër të nismës 16 + 1 mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore”, shtoi Meta.

Njëkohësisht, Meta konfirmoi se Shqipëria, si një vend që punon në mënyrë të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, do të vazhdojë të udhëhiqet në politikën e saj të jashtme nga vlerat e bashkëpunimit, të mirëkuptimit dhe të dialogut, si dhe do të synojë gjithmonë heqjen e barrierave që do t’i shërbejnë paqes dhe prosperitetit midis popujve tanë.

Nga ana e tij, nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë të miqësisë mes tyre. “Kina gëzohet për zhvillimet e Shqipërisë dhe rezultatet që ajo merr çdo ditë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u zhvilluar, duke patur disa rezultate të suksesshme në bashkëpunimin ekonomik e tregtar”, tha ai.

Nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që Shqipëria i ka dhënë Kinës për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesa thelbësore të Kinës.

“Gjatë takimit diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Asambleja Popullore e Kinës dhe parlamenti shqiptar edhe në të ardhmen jam i sigurt se do të punojnë për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat”, tha ai.

Please follow and like us: