Pentagoni përjashton bombardimet e përbashkëta me Rusinë në Siri
Pentagoni e përjashtoi propozimin e sulmeve të përbashkëta në Siri të bëra nga Moska, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të bashkëpunojë ushtarakisht me Rusinë në Siri. “Ne nuk do të bashkojmë dhe ne nuk do të koordinohemi me rusët mbi operacionet ushtarake në Siri”, njoftoi një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis. “Qëllimi i operacioneve ushtarake ruse dhe amerikane nuk është i njëjti”, theksoi ai.
Rusia i propozoi SHBA-së dhe koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Uashingtoni për fillimin e sulmeve të përbashkëta ajrore që nga 25 maji kundër “grupeve terroriste” mjaft aktive në Siri, njoftoi ministri rus i Mbrojtjes, Sergueï Choïgou.
Please follow and like us: