Pritet telenovela numër 2 “seks me versaçe” e një ministri, Ahmetaj i kërkon Berishës ditën e premierës
Një thashethem qarkullon këto ditë në qarqet politike dhe mediatike për ekzistencën e një video pornografike të një ministria të qeverisë Rama. Bëhet fjalë që të jetë seria e dytë e telenovelës “brekët e grisura të Shukriut”, por me një subjekt më pikant që titullohet “seks me brekë versaçe”, ku ministri protagonist shfaqet në saunën e një palestre duke bërë seks me të dashurën e tij.
Sipas burimeve mediatike thuhet se kjo video do të dalë javën që vjen në një nga televizionet informative shqiptare. Kjo video ka shqetësuar së tepërmi politikën shqiptare, sa edhe në parlament është ndezur debati për ekzistencën e këtij skandali seksual.
Ka qenë ministri Ahmetaj që i ka kërkuar Sali Berishës ditën e publikimit të kësaj shfaqje pornografike. Ky i fundit e ka qetësuar ministrin, duke i kërkuar të presë me qetësi shfaqjen e radhës. Ministri Ahmetaj ka deklaruar se disponon formë të mirë fizike dhe se do ja dalë edhe këtë radhë falë mbështetjes të kryeministrit Rama.