3139 shtetas të huaj janë punësuar në Shqipëri përgjatë vitit 2015. Shumica e tyre kanë gjetur një vend pune në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Gjatë pjesëmarrjes në tryezë diskutimi mbi të drejtat e emigrantëve në Shqipëri, Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi ngriti shqetësimin se mungesa e punëtorëve të kualifikuar shqiptar po çon në rritjen e numrit të të huajve që punësohen në vendin tonë.
Referuar të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, shtetasit turq kryesojnë listën e të punësuarve në vendin tonë me 888 leje punësimi, më pas vijnë kinezët me 188 leje punësimi, kanadezët me 95 leje dhe në fund shetasit maqedonas me 80 leje punësimi.