Rama reagon për akuzat e Berishës për ndyrshimin e emrit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga ish-Kryeministri, Sali Berisha për ndryshimin e emrit. Rama shprehet se, kjo është një “gur në lumë” që hedh ish-Kryeministri për ta kthyer në çështje dite.
“Gjithë lajmeve për shejtanbudallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë, 100 të mençur s’e nxjerrin dot””, shkruan Rama.
Më herët në Kuvend, Berisha tha se Rama e ka ndryshuar emrin pas një krimi që ka ndodhur në Spanjë, pa dhënë më shumë detaje.
Nga formularët e vetëdeklarimit për dekriminalizimin, u zbulua se Rama e kishte ndryshuar emrin nga Edvin në Edi në vitin 2002.
Please follow and like us: