Roman i ri i Veton Surroit
Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi shfaqet tani me një roman të ri, me titull “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”.
Romani “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” është njëri nga gjashtë titujt që Botimet Koha do t’i prezantojë në Panairin e Librit që do të mbahet gjatë muajit qershor në Prishtinë.
“Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, romani i ri i Veton Surroit është një rrëfim mjeshtëror që mund të lexohet si roman dashurie, rrëfim historik, thriller politik dhe analizë psikologjike.
Me një stil të veçantë, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” është rrëfimi i Kosovës së shekullit XX dhe padyshim shënon një faqe të re e të rëndësishme letërsinë shqipe.
Surroi me librat “Miliarderi”, “Ambasadori i Melkizedekut”, “Këmbët e Gjarprit” dhe publikimet tjera ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e lexuesit në gjitha hapësirat shqiptare.
“Ambasadori i Melkizedekut” vjet ishte libri më i shitur i edicionit të 17 të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Prishtinë.