Rroshi publikon kartelën e drejtësisë gjermane
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të kartelës së tij penale të ardhur gna Zyra Federale e Drejtësisë Gjermane. Rroshi thotë se kjo kartelë tregon që ai nuk ka patur probleme me drejtësinë gjermane. Në formularin e dekriminalizimit ai shënon se ishte gjykuar në Gjermani, por nuk mbante mend veprën penale dhe datën. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KQZ formularin për të nisur hetimet. Opozita thotë se Rroshi ka qenë i dënuar edhe në Itali.
Deklarata e Elvis Rroshit:
“Pas sulmit dhe baltes se shtrigave te Shqupit, ju bej me dije se sapo ka ardhur ashtu sic edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtesise Gjermane, kartela penale e imja.
Per cdo merak e kam kerkuar ne dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi qe Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra te rrine rehat.
Kartela thote mbi emrin tim “asnje shenim”, cka do te thote qe une dhe drejtesia gjermane nuk jemi takuar ne asnje pike ne jeten tone :)”