Sadiq Khan në fushatë për të shpalosur vizionin pozitiv mbi BE
Në vend që të aludonte për dëme dhe disfata në Britaninë e Madhe në rast të “Brexit”, kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan mbron tezën e “vizionit pozitiv” të qëndrimit në Bashkimin Evropian, në referendumin që pritet të zhvillohet më 23 qershor.
“Dua të përhap vizionin pozitiv të qëndrimit në Bashkimin Evropian. Gjithnjë kemi dëshmuar se jemi një komb i hapur, me një përkushtim të veçantë drejt shteteve të tjera”, u shpreh për median kryebashkiaku laburist drejtuar votuesve “të pavendosur” duke nisur fushatën e tij me një takimin me sipërmarrësit e rinj në lindje të Londrës.
“Dëshiroj të jap një mesazh se të qënit pjesë e BE-së mundëson një avancim në lidhje me të drejtat e punonjësve, në luftën kundër ngrohjes globale dhe ndotjes së atmosferës. BE-ja na jep një ndihmesë të çmuar për ruajtjen e sigurisë. BE-ja shërben si një shtysë për të rinjtë në planin e shkëmbimeve kulturore dhe të drejtën e studimit jashtë vendit”, shtoi Khan, i zgjedhur për drejtimin e kryeqytetit në fillim të muajit maj.
Khan dëshiron në këtë mënyrë të nënkuptohet një votë ndryshe nga ajo e shënuar deri më tani në një fushatë shkatërruese nga paralajmërimet apokaliptike që paraqiten në kampet e “largimit” dhe kryesisht të “qëndrimit në BE”.