Socialistët e Vlorës shpërthejnë ndaj Kokëdhimës
Socialistët e Vlorës shpërthejnë ndaj Kokëdhimës: Na imponoi kryetarin e ri, ja si futi në garë vetëm të besuarin e tij!
Socialistët e qytetit bregdetar të Vlorës kanë shpërthyer me akuza kundër ish-deputetit Koço Kokëdhima. Ata e akuzojnë Kokëdhimën se iu ka imponuar kryetarin e ri të Partisë Socialiste, që pritet të zgjidhet ditën e nesërme në Vlorë. Në garë është vetëm një emër, ai i Anduel Tahirajt, që njihet si një njeri tepër i besuar i koordinatorit të Jugut. Ndërsa, strukturat e PS kanë denoncuar këtë fakt, duke thënë se kanë propozuar edhe emra të tjerë si kandidatë, por nukj janë lejuar nga Kokëdhima. Ja disa reagime të ashpra nga funksionarët socialistë në Vlorë:
Klajdi Myzaferaj, Kryetar i FRESSH, Vlorë
“Nëse nuk ka garë demokratike dhe nuk ka alternativë për të votuar, unë e bojkotoj këtë proces.
Për mua është një farsë! Fakti për të bojkotuar këtë proces, nuk më bën as mua e as ty më pak socialist. Fakti që e duam Partinë Socialiste dhe na dhemb e gjithë kjo që po ndodh, po jua bëj këtë thirrje gjithë shokëve dhe shoqeve të partisë. E di që me këtë status apo me një tjetër që kam publikuar pak kohë më parë mund të cenoj veten time, duke u përdorur kjo nga disa njerëz të vegjël dhe hakmarrës. Por mua aq më bën. Unë zgjedh Partinë Socialiste”.
Renato Bega, Ish -Kryetar i FRESSH Vlorë
“Këmbanat e alarmit po bien ne Ps Vlore, kush ka vesh le te degjoj. Hera e pare ne 25 vjet qe imponohet nje Kryetar Partie, ku alternativa eshte nje EMER, (ishte dhe nje emer tjeter por dha doreheqjen ne moment te fundit- thone). Vendimet e fundit te struktures paralele te “Kocos” e rrezuar parimisht ne Kongres, bien ndesh me parimet per te cilat une aderova ne PS Vlore 10 vite me pare. Une e refuzoj fuqimisht kete farse. Mund dhe te heshtja, por nuk mund ta bej dot. E sigurt, nga e gjithe kjo farse jargavitese i humburi s’jam vetem une. :)”.
Please follow and like us: