Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër tragjedi në Mesdhe

Migranti in mare (ANSA/AP Photo/Petros Giannakouris)

Një tjetër tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Kanalin e Siçilisë, 35 milje larg brigjeve të Libisë. Sipas Agjencisë së Lajmeve Italiane, Ansa, dyshohet se rreth 20 – 30 emigrantë, kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së varkës me të cilën udhëtonin. Aktualisht ekipet e shpëtimit po i vijnë në ndihmë personave të tjerë që ndodheshin në këtë varkë. Emigrantët mësohet se ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë ndërsa ende nuk dihet numri i tyre.

Please follow and like us: