Albspirit

Media/News/Publishing

Tre vjet burg ish-drejtorit të burgut

celikuGjykata e Korçës ka dënuar me tre vjet burg ish-drejtorin e burgut të Drenovës, Laert Çeliku, i akuzuar për marrje ryshfetesh nga familjarët për të takuar të afërmit e tyre brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Prokuroria e ka cilësuar fajtor Çelikun për veprën penale të korrupsionit pasiv në bashkëpunim me dy vartës të tij të cilët u dënuan me nga 2, 6 vite burg secili.

Për ish-drejtorin e burgut gjykata vendosi edhe dënimin plotësues, duke e ndaluar të ushtrojë funksione publike për një periudhë 2-vjeçare.

Laert Çeliku u arrestuar nëntorin e vitit të shkuar, pas denoncimit të disa familjarëve të të burgosurve në burgun e Drenovës.

Please follow and like us: