Albspirit

Media/News/Publishing

Tusk: Qëndrim të ashpër ndaj mosmarrëveshjeve territoriale

Donald TuskG7-a të mbajë një qëndrim të qartë dhe të ashpër në të gjitha rastet e mosmarrëveshjeve territoriale, siç është shembulli i Ukrainës ose i hapësirës ujore në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore, deklaroi sot në Japoni presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Testi i besueshmërisë tonë në samitin e G7-ës është i ndërlidhur me aftësinë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Ky test nuk mund të ketë sukses nëse nuk përshtasim një vijë të qartë e të ashpër për të gjitha çështjet që do të diskutohen në Shima”, u shpreh ish-kryeministri polak gjatë një konference shtypi në vijim të samitit të G7-ës në këtë lokalitet të pjesës qendrore të Japonisë.

“Në fokus të bisedimeve do të jetë çështja e sigurisë detare në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore si dhe dosja e Rusisë dhe e Ukrainës”, saktësoi Tusk.

“Nëse duam të ngremë lart vlera tona të përbashkëta, nuk mjafton vetëm situata e tanishme për t’u mbështetur në to. Ne duhet të jemi të gatshëm për t’i mbrojtur në mënyrën më të drejtë. Duhet të tregohemi tepër të ashpër”, pohoi ai.