Uashingtoni: Moska të bëjë presion mbi Damaskun për respektimin e armëpushimit
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi dje homologut të tij rus, Sergei Lavrov që të bëjë presion mbi regjimin sirian, aleat të Moskës, që të mos bombardojë më opozitën, duke rrezikuar shpërbërjen e armëpushimit.
Paralelisht, departamenti amerikan i Shtetit ka bërë presion mbi aleatët e tij mes grupeve rebele siriane të moderuara të vazhdojnë të respektojnë këtë ndërprerje të luftimeve, që parimisht kan hyrë në fuqi që në fund të shkurtit, pavarësisht ofesnivës së zhvilluar nga forcat e armatosura të presidentit, Bashar Al Asad.
SHBA-ja dhe Rusia janë ndërmjetës në procesin diplomatik të Vjenës, të Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes ndaj Sirisë (GISS) që u mblodh sërish javën e kaluar në kryeqytetin austriak, por pa bërë përparime të ndjeshme./