Vrasje dhe grabitje në Greqi, zbulohen emrat e 16 shqiptarëve të prangosur
(FOTO)
Policia greke ka bërë publike identitetin dhe fotot e 16 shqiptarëve, ku mes tyre 3 femra dhe një shtetas grek, të cilët dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve me armë në disa banesa në Athinë.
Sipas mediave greke, ata janë Arben Malon, Thoma Priftin, Kliton Lapin, Mirel Nelaj, Toni Lapi si dhe Spartak Hazizaj. Gjithashtu raportohet se në prangat e policisë greke kanë rënë Varvara Pilo, Florida Malo, Albertina Konomi, Niqifor Todi, Leonard Xhafa, Ardian Meta, Agim Krasniqi, Graukel Kumani, Gerardo Mahmutaj si dhe Oltjon Jazaj. Mësohet se banda kriminale u arrestua më 18 maj, ndërsa ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje. Identiteti i shqiptarëve dhe i grekut u bë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë në Athinë. Shqiptarët e arrestuar: Arben Malo, Thoma Prifti , Kliton Lapi, Mirel Nelaj, Toni Lapi, Spartak Hazizaj , Varvara Pilo, Florida Malo , Albertina Konomi, Niqifor Todi, Leonard Xhafa, Ardian Meta , Agim Krasniqi, Graukel Kumani, Gerardo Mahmutaj, Oltjon Jazaj.