Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet për terrorizëm Eldin Hoxha

Gjykata e qytetit të Trentos në Itali me një gjykim të shkurtuar ka marrë vendimin e dënimit ndaj 4 anëtarëve të celulës terroriste xhihadiste “Rawti Shax” , zbuluar në nëntor të 2015 në territorin italian. Mes tyre dhe shtetasi shqiptar nga Kosova Eldin Hoxha i cili është dënuar me 4 vjet burg me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Po me 4 vjet burg janë dënuar dhe 2 anëtarë të tjerë të kësaj celule Abdula Salih Ali e Hasan Saman Jalal. Ndërsa me 6 vjet burg është dënuar kurdi Abdul Rahman Nauroz. Eldin Hoxha, i cili ishte rezident në komunën e Meranos në Itali luante një rol të rëndësishëm në aktivitetitn e celulës terroriste “Raëti Shax”, kryesisht në aktivitetine saj në Europë. Sipas hetimeve kjo celulë kishte programuar atentate terrorisste në Europën e Veriut por dhe në Lindjen e Mesme. Me anë të Abdul Rahman Nauroz e dy përgjegjësve të degëve të kësaj celule në Suedi e Zvicër u realizua fiancimi i udhëtimit me 780 euro për kosovarin Eldin Hoxha nga Turqia drejt Sirisë më 1 janar të 2014. Nisja e udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga investiguesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk drejt Sirisë ku kosovari ka mbërritur në një kamp stërvitje luftëtarësh të ISIS. Në shkurt të 2014 Eldi Hoxha është kthyer me urgjencë në Itali përmes Zvicrës. Eksperiencën e tij në kampin e luftëtarëve të ISIS ai e ka përcjellë tek anëtarët e grupit italian të kësaj celule e duke u shndërruar në një shembull për t’u ndjekur nga të tjerët. Avokatët mbrojtës të personave të dënuar kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin pasi sipas tyre nuk janë përkthyer mirë përgjimet telefonike apo online. Zbulimi i kësaj celule terroriste në Itali u bë i mundur falë operacionit të koduar “JËEB” koordinuar nga bashkëpunimi i autoriteteve gjyqësore e policore të vendeve evropiane me agjencinë e Bashkimit Europian “Eurojust”. Ky operacion i ekzekutuar më 12 nëntor të 2015 coi në arrestimin e 17 personave në Britaninë e Madhe, në Norvegji, Finlandë e Itali. Personat e arrestuar në Britaninë e Madhe janë; Awat Ëahab Hamasalih, Hamad Bakr e Rahim Zana Abdul Rahman e Kadir Sharif. Personat e arrestuar në Norvegji janë; Faraj Ahmad Najmuddin alias Mullah Krekar, Tëana Karim Rahim e Fatah Kamil Jalal. Personat e arrestuar në Finlandë janë Seddek Kadir Karim.

Please follow and like us: