Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha përjashtohet edhe 10 ditë të tjera nga Parlamenti

Byroja e Kuvendit vendosi sot pasdite të përjashtojë nga Parlamenti për të dytën herë brenda pak javëve ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Mazhoranca socialiste në Byro votoi sot përjashtimin edhe për 10 ditë të tjera të deputetit Berisha.

Vetë Berisha nuk ishte prezent në mbledhjen e sotme kur u mor vendimi.

Ish-kryeministri u përjashtua për fjalë fyese ndaj Kryeministrit ditën e enjte në Kuvend.

Përjashtimin e Berishës nga Parlamenti e kërkoi një ditë më parë Gramoz Ruçi fill pasi deputeti i PD-së, Berisha përdori fjalë të rënda sipas Rucit, në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Berisha e quajti Ramën kriminel.

“Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këto në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”, tha Ruçi.

Please follow and like us: