Clinton e mbron përdorimin e emailit privat
Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, mbrëmë e ka mbrojtur përdorimin e emailit të saj privat për korrespondencë zyrtare derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke insistuar se aksionet e saj nuk ishin të ndryshme nga ata të parardhësve të saj.
Zonja Clinton, që është favorite për ta fituar nominimin demokrat për zgjedhje presidenciale, i tha rrjetit CNN se ajo nuk do të lejoj që kjo çështje ta shkatërroj fushatën e saj.
Një audit i Departamentit amerikan të Shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.
Zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të shtetit në një raport që ka rrjedhur, ka gjetur se zonja Clinton nuk ka kërkuar leje për aranzhimin e pazakonshëm të emailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë.