Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Nuk shoh rritje të antiamerikanizmit në Kosovë

Delawie: Nuk shoh rritje të antiamerikanizmit në Kosovë (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie thotë se nuk ka rritje të antiamerikanizmit në vend. Ambasadori thekson se në Prishtinë sheh më shumë flamuj amerikanë se në shumë vende në SHBA derisa thekson se nuk duhet të njolloset i gjithë vendi për shkak të pikëpamjeve të ndryshme, siç tha, të një grupi të vogël njerëzish.

Delawie thekson se nuk pajtohet në tërësi me artikullin e New York Times për mundësinë e zhvillimit të terrorizmit në Kosovë

“Druaj se artikulli lë së kuptuari ashtu. Më duhet të them se nuk pajtohem në tërësi me atë. Kam 10 muaj që jam në Kosovë dhe personalisht shoh thellësinë e proamerikanizmit, pro perëndimit, pro europianizimit në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ka vende ne Kosovë në qendër të Prishtinës ku shoh më shumë flamuj amerikanë se sa shoh në disa vende në SHBA. Njerëz të panjohur më ndalojnë në rrugë dhe më falënderojnë apo dëshirojnë që të fotografohen me fëmijët e tyre. Mendoj se është e padrejtë të njolloset i tërë vendi, 2 milionë njerëz për shkak të pikëpamjeve të një përqindje shumë shumë të vogël të njerëzve. Më duket se përgjigjja e shkurtër në pyetjen e gjatë është jo, nuk shoh ndonjë rritje të antiamerikanizmit këtu. Është një vend i lirë me pikëpamjet e ndryshme dhe kjo është në rregull por më duhet të them se jam i mahnitur që shumica e njerëzve ende respektojnë shtetin që unë përfaqësoj dhe kjo më bën të lumtur”, tha Delawie për RTV21.

Please follow and like us: