Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje nga aksidenti që shkaktoi deputeti Sadri Abazi

Policia e Durrësit jep më shumë detaje për aksidentin që shkaktoi sot deputeti socialist Sadri Abazi.  Sipas njoftimit “në lagjen Nr. 13 Durrës, në rrugën “Bajram Curri”, mjeti tip Land Rover me targa AA 907 MB me drejtues shtetasin Sadri Aabazi ka aksidentuar fëmijën J. S. 7 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës”. “Fëmija pas një kontrolli në Spitalin Rajonal Durrës, u largua për në banesë.  Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje së bashku me Efektivat e Policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us: