Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetëra atletë nga Olimpiada e Londrës dështuan në doping


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) thotë se 23 garues të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, kanë dështuar në testin e dopingut. Këta sportistë janë nga 6 vende të ndryshme dhe pesë degë sportive, tha sot KON-i. “Ne dëshirojmë t’i mbajmë ata që marrin doping larg Lojërave Olimpike në Rio de-Zhanejro” në muajin gusht të këtij viti, tha presidenti i KON-it, Thomas Bach. KON-i ka njoftuar javën e kaluar se 31 sportisë nga Olimpiada në Pekin kanë dalë pozitivë në testet e mostrave të tyre. Rusia ka konfirmuar se 14 prej tyre ishin sportistë rusë, përfshirë edhe disa sosh që kanë fituar medalje. Qeveria e Rusisë i ka shpallur planet për miratimin e legjislacionit që e bënë vepër penale përdorimin e ilaçeve ilegale për të ndihmuar në paraqitjen e suksesshme në gara sportive.

Please follow and like us: