Dhuna ndaj gazetarit, Apeli lë në burg presidentin e “Kastriotit”
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg presidentin e klubit të futbollit të Kastriotit, Alban Vogli. Gjyqtari Hysni Demiraj ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, marrë në 12 Maj.
Alban Vogli, akuzohet për rrahjen barbare ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica. Për togat e zeza, kushtet për Voglin nuk kanë ndryshuar dhe për këtë arsye, deri në përfundim të hetimeve, ai do të qëndrojë në burg.
Për Voglin, Prokuroria ka ngritur akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.
Në bazë të hetimeve, shkak për këtë ngjarje kanë qenë shkrimet e gazetarit pas dhunës në ndeshjen Korabi -Kastrioti.
Sipas Eduard Ilnicës, ai u rrah pasi zbardhi dhe tha të vërtetën për atë çfarë ndodhi në stadiumin e Peshkopisë.
Për këtë arsye, Alban Vogli, së bashku me disa persona të tjerë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, fillimisht e kanë kërcënuar, me pas goditur, madje kanë tentuar edhe ta rrëmbejnë gazetarin Ilnica.

Please follow and like us: