Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë jazidi ende të traumatizuara


Mijëra gra dhe vajza jazidi që ishin rrëmbyer nga Shteti Islamik dhe detyruar të bëheshin skllave seksi vazhdojnë të vuajnë traumën e të qenit peng, shumë kohë pasi i kanë shpëtuar ekstremistëve. Tani ato jetojnë në kampe refugjatësh dhe shumë prej tyre thonë se shpesh nuk marrin ndihmën që u duhet.

“A nuk është krim që dikush që i ka shpëtuar ISIS-it të jetojë në këtë tendë?”

“Që kur kemi ardhur këtu, askush nuk është interesuar që të shohë se si jemi. Askush nuk na ka vizituar”.

Gra jazidi nga Sinjar i Irakut, përfunduan në një kamp refugjatësh në rajonin e Kurdistanit në Irak, pasi u shpëtuan militantëve të Shtetit Islamik, të njohur edhe si Daesh, që i kishin mbajtur si skllave seksi. Të tjera vazhdojnë të mbahen peng, gjë që vazhdon të shkaktojë shqetësime të thella në Uashington.

“Ne e dimë se disa mijëra gra mbeten të skllavëruara nga Daeshi. Ne po bëjmë të pamundurën, po përdorim çdo informacion që kemi, në përpjekje për të zbuluar se çfarë u ka ndodhur atyre grave”.

Pasi u shpëtuan rrëmbyesve, gratë e reja që iu nënshtruan torturave dhe skllavërisë seksuale, tani vuajnë nga depresioni i skajshëm.

” i gjithë komuniteti po vuan porn ë veçanti këto grad dhe vajza, sepse u rrëmbyen dhe u mbajtën nga ISIS. Ato vuajnë nga stigma, por edhe pasojat psikologjike të asaj që ndodhi kanë shkaktuar ankth”.

Klinikat në rajonin kur të Irakut, nuk kanë kapacitetin për t’u marrë me këto çështje mjekësore. Por shumë nga këto kampe refugjatësh po kërkojnë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

Kongresmeni amerikan Jeff Fortenberry propozoi një rezolutë që e vë theksin tek genocidi i pakicave fetare.

“Një nga arsyet për rezolutën ishte që të goditej skandali i indiferencës. Ne jemi kaq të ngarkuar në jetën tonë të përditshme dhe ka kaq shumë tragjedi në botë saqë ndonjëherë ndërgjegjia mund të na mpihet për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme”.

Thirrja për ndihmë ndërkombëtare nuk është vetëm shqetësim për këto viktima ndërsa ato vazhdojnë të shqetësohen për gratë që vazhdojnë të jenë peng i Shtetit Islamik.

Please follow and like us: