Albspirit

Media/News/Publishing

Imigracioni dhe bizneset britanike


Firmat britanike janë të shqetësuara se do të humbasin imigrantët e Bashkimit Evropian për të plotësuar nevojat për krahë pune me kualifikim të ulët. Bizneset britanike, që mbështeten tek puna e imigrantëve, përballen me vendime të vështira ndërkohë që afrohet votimi për referendumin nëse Britania do të mbetet pjesë e BE-së apo do të shkëputet prej saj.

Ndërsa fermeri Guy Poskitt hedh vështrimin në token e sapo mbjellë me fara kungulli, ai është i shqetësuar në se do të arrijë t’i mbledhë prodhimet në qoftë se Britania largohet nga Bashkimi Evropian dhe mbyll dyert për punëtorët imigrantë.

Përreth fermës dhe një fabrike për paketimin e zarzavateve aty pranë shihen udhëzime për shëndetin dhe sigurinë në polonisht, rusisht dhe anglisht. Shumica dërrmuese e punëtorëve të fermerit Poskittit janë nga Polonia dhe shtetet balltike:

“Fatkeqësisht nuk mund të gjejmë punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar vendet e punës. Kemi shumë punëtorë të mirë lokal por jo aq sa na duhen”, thotë fermeri Poskitt.

Një grup punëtorësh në fermën e tij Yorkshire kanë përfunduar mbjelljen e mijëra fidanëve që do të rriten dhe do të jenë gati për festën e Halloween-it.

“Nuk mund ta mbaj biznesin pa punëtorët imigrantë”, shton ai.

Punëtorë të tillë janë një faktor i rëndësishëm në referendumin e 23 qershorit në Britani.

Shifrat zyrtare (të publikuara të enjten 26 maj) tregojnë se një numër rekord prej 184 mijë njerëzish kanë lëvizur në Britani nga vendet e tjera të BE-së vitin e kaluar. Mbi një milionë janë vendosur aty gjatë dekadës së fundit.

Shqetësimet rreth ndikimit të imigracionit në shërbimet publike dhe pagat kanë qënë ndër argumentet në mbështetje të largimit nga BE-ja.

Nëse Britania voton për t’u larguar, politikanët e saj do të përballen me një zgjidhje të vështirë – ose të zhgënjejnë britanikët që shpresojnë për një ulje të ndjeshme të imigracionit, ose të detyrojnë firmat të rioganizojnë bizneset e tyre.

“Nëse shikoj qartë numrin e punonjësve evropiano-lindorë që punojnë këtu në fermë, nesë asnjë prej tyre nuk paraqitet nesër në punë, nuk mendoj se do të jemi në gjendje të arrijmë as gjysmën e prodhimit,” thotë Marika Rudik-Mis, administratore e zyrës në fermë.

Ajo thotë se largimi nga BE-ja nuk do të ndikonte drejtpërdrejt tek ajo, por ajo është e shqetësuar rreth një ndikimi më të gjerë.

“Në se do të largohemi nga BE-ja, do të mbyllnim dyert për evropiano-lindorët dhe kjo është shqetësuese”, thotë ajo.

Please follow and like us: