Albspirit

Media/News/Publishing

Obama, vizitë historike në Hiroshimë


Barack Obama

Presidenti Barack Obama sot do ta vizitoj Hiroshimën, që është vizita e parë e një presidenti në zyrë i Shteteve të Bashkuara, që qëndron në vendin ku është hedhur bomba e parë atomike në botë.

Pas samitit të grupit të shtatë fuqive ekonomike, i njohur me shkurtesën G7, në Japoni, zoti Obama do të vendos kurorë lulesh në monumentin ku flaka e përhershme i përkujton njerëzit e vrarë në Hiroshimë.

Zoti Obama do të shoqërohet nga personat që e mbijetuan sulmin.

Presidenti Obama ka thënë se kjo vizitë paraqet nderim ndaj të gjithë atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, por e ka përjashtuar mundësinë që të kërkoj falje për hedhjen e bombës.

Më 6 gusht të vitit 1945, në aeroplan luftarak amerikan, i tipit B-29, e ka hedhur bombën atomike 15-kilotonëshe në Hiroshimë, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.

Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki, tri ditë më vonë, konsiderohet se kanë luajtur rol vendimtar për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Please follow and like us: