Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Deputeti socialsit fshehu aksidentin

 

Sadri Abazi, një prej oligarkëve të preferuar të Edi Ramës, që merr cdo tender pa garë, që ka kapur dhe zyrën e prokurimeve, ka përplasur sot një fëmijë me makinë dhe ka tentuar ta fshehë aksidentin.

Dëshmitarë të ngjarjes bëjnë me dije se pasi ka mbërritur policia, ai ka refuzuar të dorëzojë tek unifomat blu dokumentat e automjetit, dhe ka marrë në telefon Saimir Tahirin.

Kjo është sjellja tipike e një horri, e një halabaku deputet, që Edi Rama i ka dhënë tendera, miliarda lekë, leje ndërtimi, e leje për të ndërtuar pa leje, i cili ndihet aq i pushtetshëm sa të fshehë dhe aksidentet që bën në rrugë.

Poshtërsia shkon edhe më larg, kur tentojnë ta paraqesin sikur fëmija ka përplasur makinën e Sadriut dhe madje i ka shkaktuar atij dëme.

Policia nga ana tjetër nxjerr një deklaratë ku nuk i përmend deputetit as emrin, por inicialet A.S, ndërkohë që e njëjta polici, ndalon, gjobit, dhe arreston drejtues mjetesh për shkelje shumë të vogla se një aksident, madje mezi pret të publikojë emrat e qytetarëve që i kap në kundravajtje.

Sadriu ia del të detyrojë edhe të atin e fëmijës, të dalë e të thotë publikisht se ishte faji i tij, jo i oligarkut.

Me këtë soj e ndan dhe e ushtron Edi Rama pushtetin, që krekoset pastaj dhe në parlament dhe kërcënon deputetët e opozitës me fjalë banale e neveritëse. Të tjerët pastaj që përplas në rrugë me makinë, nuk i llogaritet fare.

Koha e maskarenjve është drejt fundit. Koha e oligarkëve po mbaron. Qytetarët shumë shpejt do të rikthejnë ligjin dhe drejtësinë në vend.

Please follow and like us: