Presidenti dekreton rektorët e rinj të Universiteteve
Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot rektorët e rinj të universiteteve publike, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë ndërkohë që përmendi edhe incidentin e rëndë që shoqëroi zgjedhjet akademike. Duke iu referuar kërcënimit që iu bë rektorit Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara, presidenti tha se zgjedhjet e fundit të organizmave drejtues treguan mes të tjerash se profesorati triumfon edhe në raste të caktuara të trysnisë nga krimi.
“Procesi i zgjedhjes suaj tregoi se vota e lirë është vendimtare në një demokraci.
Reforma në kuadër të arsimit të lartë ka në qendër universitetin dhe studentët. Kjo reformë është e mbështetur dhe mbetet esenciale për të gjithë shoqërinë tonë. Autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes, e nevojshme për vendimmarrje efektive’, deklaroi presidenti Nishani.
Rektorët e rinj të universiteteve shqiptare
- Universiteti i Tiranës: Mynyr Koni
- Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata
- Universitetit Politeknik: Andrea Maliqari
- Universiteti Bujqësor: Bahri Musabelliu
- Universiteti i Arteve: Kastriot Çaushi
- Universiteti i Sporteve: Agron Cuka
- Universiteti i Durrësit: Kseanela Sotirofski
- Universiteti i Vlorës: Roland Zisi
- Universiteti i Elbasanit: Skënder Topi
- Universiteti i Shkodrës: Adem Bekteshi
- Universiteti i Gjirokastrës: Bektash Mema
- Universiteti i Korçës: Ali Jashari