Albspirit

Media/News/Publishing

Punët e së ardhmes

 

Monitor 729

Nëse sot, punëkërkimi shpesh shndërrohet në një dhembje koke për shumë të rinj, atëherë mendoni për të ardhmen. Ky mesazh u drejtohet të gjithë të rinjve, të cilët mund edhe të llogarisin profesionet e së ardhmes, para se të vendosin të ndërmarrin një rrugë të caktuar. Këshillat dhe parashikimet vijnë nga “Canadian Scholarship Trust Plan”, i cili identifikoi profesionet që mund të bëjmë pas disa viteve.

Bëhet fjalë për profesione që sot thuajse nuk ekzistojnë por që, ekzistenca e tyre do të mund të zhvillohet krah evoluimit të teknologjive moderne.

Harrojeni juridikun, ekonomikun dhe shkencat kompjuterike!

Robotët janë e ardhmja e vërtetë. E nëse robotët zënë vendin e njeriut në punët e sotme, domosdoshmërisht njerëzit do të specializohen në sektorë të tjerë.

Mund të jeni konsulent i energjive të rinovueshme, të specializoheni në energji diellore, të jeni një inxhinier që transformon mbeturinat në materiale të reja etj. Nëse jeni duke kërkuar për “punën” e ëndrrave tuaja, këtu janë disa mundësi interesante që do të shohin zbatim pas disa viteve.

 

Magazinier “i shkathët”

Magazinieri do të punojë për të vënë në mënyrë të rregullt mallrat, në hyrje dhe dalje të kompanive. Emërtimi “i shkathët” u referohet zinxhirëve të furnizimit në gjendje t’i përgjigjet sa më shpejt dërgesës te klienti.

 

“Nostalgjiku”

Do të jetë një interior designer, i specializuar në krijimin e kujtimeve të pensionistëve. Në këtë mënyrë, shtëpitë e të moshuarve në 2030 do të lejojnë që të jetohet në një hapësirë të frymëzuar nga dhjetëvjeçari i preferuar i tyre.

 

Mësues

Mësuesit e vitit 2030 nuk do t’i zhvillojnë orët e mësimit në klasat e mbyllura, por ata do të ndërveprojnë me studentët në vende të hapura në kontakt me natyrën.

 

Telekirurgu

Praktika e telekirurgjisë do të jetë kufiri i vërtetë i së ardhmes. Duke operuar në zonat e largëta, kirurgët do të bashkëpunojnë me instrumentet robotikë në vend të duarve të tyre.

 

Një fermer “i ri”

Termi “Fermer” do të jetë vjetruar. Në fakt roli i “rewilder” do të jetë për të rritur prodhimet ushqimore në sera, në formë qiellgërvishtësish.

 

Lokalizuesi

Lokalizuesi në 2030-n do të jetë i nevojshëm për lagjet e vogla dhe për bizneset që të gjejnë dhe të përdorin atë që është në dispozicion të tyre brenda një distance të afërt.

 

Inxhinier i burimeve të rinovueshme

Projektet e së ardhmes do të zhvillohen falë shfrytëzimit të erës dhe të energjisë së deteve, por jo vetëm.

 

Dizanjer i mbeturinave

Po, në të ardhmen ne do të zhvillojmë dizajnerin e plehrave, diçka themelore për të siguruar funksionet e pas riciklimit.

 

Thjeshtëzuesi

Ai do të jetë një ekspert i vërtetë i thjeshtëzimit, i punësuar për të lehtësuar dhe për të modernizuar operacionet e kompanisë.

 

Inxhinier i emergjencave

Inxhinieri i së nesërmes do të jetë në gjendje të marrë masa për zbatimin e objekteve të përkohshme për njerëzit në situata të jashtëzakonshme, ndoshta si pasojë e një fatkeqësie natyrore, konflikteve të armatosura ose një epidemie.

 

Konsulent Robotik

Robotët do të luajë një rol thelbësor në dhënien e kujdesit dhe shërbimeve të përditshme, shumë më tepër sesa sot.

 

Zhvilluesi i lojërave

Ndryshe nga programuesi aktual i video-lojërave, ai do të shtojë logjikën e video-lojërave në punët e përditshme. Mund të bëhen lojëra me doktorë, terapistë apo psikologë që do të ndihmonin njerëzit të përmirësonin jetën e tyre.

 

Terapisti për fundin e jetës

E mbyllim këtë listë të punëve të së ardhmes me një zanat vërtet të veçantë. Në 2030, do të jetë dikush që do të planifikojë fazat e fundit të jetës së një personi, ashtu siç planifikohen edhe studimet, puna apo pensioni.

Please follow and like us: