Sadri Abazi i flet deputetit demokrat: T’i presë veshët!
Një deputet tjetër socialist ka zëvendësuar “të fortët” e ikur nga Parlamenti. Rolin e deputetëve të ikur, Arben Ndokës apo Armando Prengës, e ka marrë përsipër ta luajë deputetit socialist Sadri Abazi. Kjo ka ndodhur në seancën e djeshme, ku nuk kanë munguar replikat, akuzat dhe kërcënimet mes deputetëve në sallë, jashtë kamerave.
Në sallë u përfshinë në replika deputeti socialist Sadri Abazi me demokratin Sherefedin Shehu, madje ky i fundit u kërcua hapur nga deputeti i PS-së, me fshirje dhe prerje veshi, raporton “Panorama”.
Debatet jashtë kamerave
Sadri Abazi-Sherefedin Shehut: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.
Sherefedin Shehu: Çfarë ke ti, zotëri, kush të foli ty?
Mhill Fufi: Çfarë halli ke?
Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je bodigard.
Sherefedin Shehu: Ore, je në terezi ti?
Bedri Hoxha: S’qenke mirë, Sadri.
Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare.
Sherefedin Shehu: Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.
Sadri Abazi: Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.