The Economist: Ermonela Jaho, “Ëngjëlli i Zjarrtë”
Ermonela Jaho fitoi pak ditë më parë “Oscar”-in e operas. Ajo tashmë është një prej sopranove më me zë në botë. Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë suksesit të saj. Së fundi, The Economist i ka kushtuar një shkrim, të titulluar, “Ëngjëlli i Zjarrtë”.
Edhe pse diktatorët e shtypin lirinë, arti që mbijeton më shpesh është muzika. Kështu që nuk është surprizë që sopranoja që më herët gjatë muajit mori çmimin vjetor si këngëtarja më e vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine, bibla e këtij sektori, ka lindur edhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Ermonela Jaho e kujton në formë zbavitëse paranojën, atmosferën e izolimit ku ajo u rrit: me vetëm një kanal televiziv dhe një humorist të vetëm të huaj që lejohej të transmetohej nga shteti (Norman Ëisdom, pitkini londinez); me fëmijë të cilëve iu vihej emeri Adriatik si deti që iu desh të kalonin për një jetë më të mirë; me mijëra bunkerë që qëndrojnë mbi tokë; por edhe me një formë të rrallë polifonie që këndohej nëpër dasmat e fshatrave që nga lashtësia.
Znj, Jaho ka një magnetizëm të madh në skenë, zëri i saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi gjatë rolit të “Suor Angelica” të Giacomo Puçini-t në ovent Garden më 2011 ajo mori një reagim të ftohtë nga audienca çdo natë; duke e riparë rolin e saj në mars, kritikat u shndërruan në superlativa.
Lidhur me rolin që interpreton ajo thotë se “Inati që ka brenda është edhe inati im”.
“Kur këndoj, unë i referohem çdo gjëje që kam parë dhe dëgjuar gjatë jetës”.
Babai i saj kishte studiuar filozofi por drejtonte avionë luftarakë rusë; mamaja e saj ishte mësuese, por familja e saj ishte e varfër dhe mamaja e saj nuk mund ta përballonte dot karrierën si këngëtare që ajo ndërmori. Një sensë dështimi karakterizoi jetën e saj.
E lindur më 1974, Znj. Jaho kishte një dëshirë të vetme: të bëhej këngëtare. Ambicia e saj duket se mori një kthesë të madhe, kur në moshë 14 vjeçare ajo performoi në “La Traviata”.
“Në atë moment pashë një horizont të ri, një derë të madhe që po hapej, dhe unë doja që të kaloja tej për tej saj”.
Që atëherë ajo e ka kënduar 232 herë “La Traviata”-n.