Albspirit

Media/News/Publishing

“The Sun”, Bebe Rexha ylli i së ardhmes

bebe

“Bebe Rexha është një kantautore sensacionale, seksi dhe e dashur për New Yorkun””. Kështu e nis shkrimin e tij gazetari i njohur Dan Wooton, në një prej tabloidët britanikë më të njohur, “The Sun”. E përditshmja, e ka quajtur këngëtaren me origjinë shqiptare si “yllin e së ardhmes”, duke e krahasuar atë si Lady Gaga e ditëve në vijim. Tabloidi britanik thekson se Bebe Rexhën se ajo është krijuesja e hitit “The Monster” të Eminem dhe Rihann-ës dhe ka gjasa që Eminem të kërkojë përsëri bashkëpunim me të.“Tani është koha që ajo të pushtojë tregun botëror me hitin e saj të fundit “No Broken Hearts”, të cilin e solli në bashkëpunim me Nicky Minaj, i destinuar për të qënë një nga hitet e verës”, ka shtuar Dan Wooton për këngëtaren britanike me origjinë shqiptare.

Please follow and like us: