Artiste në botën e modës dhe muzikës
Arti është një botëkuptim në vete i cili përfshin fushat më të bukura, si këndimi, aktrimi dhe moda. E të jesh një artist/e në disa prej këtyre fushave është një dhunti unike. Këtë dhunti, e ka këngëtarja dhe grimerja Adriana Asllani-Tasholli. Ajo ka vite që është bërë pjesë e skenës muzikore por së fundmi ka treguar talentin edhe në fushën e modës duke krijuar art në fytyrat e shumë vajzave përmes grimit që bën dhe kjo gjë më së shumti shihet në fotografitë që ajo i hedh në faqen e saj në Facebook.
Please follow and like us: