Burri padit punëdhënësin: Nuk bëja asnjë punë, rrogën e merrja kot
Ndërsa shumë njerëz ankohen se stresohen nga ngarkesa e punës, francezi Frederic Desnard ka paditur kompaninë se mërzitet duke mos bërë asgjë. Ai i ka kërkuar kompanisë në të cilën punonte shumën prej 360.000 euro dëmshpërblim.
Burri që punonte si drejtuesi i një kompanie që prodhon parfume, mes 2010-2014, kishte për të bërë aq pak punë sa mërzitej. Kjo sipas tij ka zhvilluar një formë depresioni sepse i vinte turp që paguhej për të mos bërë asgjë.
Madje, burri thotë se nga kjo situatë ka pësuar edhe një atak epileptik, që e ka detyruar të qëndrojë në shtëpi për disa muaj. Por në seancën e parë, ku Desnard tentoi të paraqesë arsyet e tij përpara trupit gjyqësor, provat nuk ishin bindëse. Madje ai u dënua me 1000 euro dëmshpërblim nga ish-punëdhënësi i tij për shpifje. Pavarësisht kësaj, burri nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij.