Albspirit

Media/News/Publishing

Femra inteligjente kanë një gjë të përbashkët

goca

Femrat inteligjente kanë më shumë shanse për të konsumuar alkool në mënyrë të rregullt dhe janë më të prirura për ta pranuar se kanë probleme me alkoolin. Një lidhje e ngjashme mes edukimit dhe konsumit të alkoolit vihet re edhe tek meshkujt megjithatë kjo lidhje është më e dobët tek këta të fundit. Të dhënat vijnë nga një studim të realizuar nga Shkolla Ekonomike e Londrës, ku ekspertët analizuan jetën e qindra femrave dhe meshkujve të moshës 39 – vjeçare, të gjithë të lindur në Britani, gjatë të njëjtës javë, në 1970 – ën. Në fund, shkencëtarët dolën në konkluzionin se sa më e edukuar të jetë një femër, aq më shumë gjasa ka për të konsumuar alkool thuajse çdo ditë dhe ta pranojë se ka probleme për shkak të këtij vesi. Sipas autorëve të këtij studimi, arsyet janë të ndryshme. Këto femra kanë tendencën për të bërë fëmijë në moshë më të madhe, duke shtyrë kështu përgjegjësinë e të qeni nënë. Ato kanë jetë më aktive sociale dhe punojnë në ambiente të dominuar nga meshkujt dhe kultura e pijes.

 

Please follow and like us: