Femrat që tregojnë bukurinë e vërtetë
Këto modele janë duke e ndryshuar komplet idenë moderne të bukurisë.
Ato po e shfaqin origjinalitetin e tyre dhe po tregojnë se janë unike. Ato nuk janë si gjithë modelet e tjera.
Chantelle Brown-Young
Kjo modele kanadeze vuan nga një defekt në lëkurë prej kur ishte tre vjeçe. Por, ajo ia doli që këtë problem me lëkurën ta përdorte si përparësi dhe u bë një modele.
Viktoria Modesta
Kjo këngëtare dhe modele nga Letonia ka pasur 15 operacione në këmbë, pasi u lëndua në ditën që lindi. Këmba u desh që t’i amputohej më pas. Por, kjo nuk e ndali atë që të arrinte qëllimin e saj në jetë.
Erica Irwin
Modelja 35-vjeçare nga Kalifornia, Erica Irwin, konsiderohet si modelja më e gjatë në botë – falë gjatësisë së saj prej 205cm.
Masha Tyelna
Kjo modele nga Ukraina ka sy të mëdhenj. Njerëzit shpesh e quajnë atë alien ose një kukudh e bukur.
Carmen Dell’Orefice
Kjo modele është 84 vjeç, por ajo është ende e bukur dhe fotografohet nga revistat më të njohura në botë.
Jamie Brewer
Ajo është modelja e parë në botë me sindromin Down, dhe ka fituar shumë popullaritet si aktore në seritë televizive amerikane.
Denise Bidot
Kjo modele nga Puerto Riko është një nga modelet më të popullarizuara me mbipeshë. Pavarësisht peshës, ajo është krenare se është shembull për të gjitha ato femra që janë më të rënda se 55kg.
Denise Bidot
Ajo po quhet Kate Moss-i e re. Moffy u bë shumë e njohur për shkak të syve të saj.