FMN kërkon ndryshime në tatime/ E përshëndesim me videon e drejtoreshës
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë në sektorin e tatimeve. Përfaqësuesi i saj, Reins Reinke, kritikoi hapur qeverinë gjatë takimit me bizneset, në lidhje me problemet e administratës tatimore.
Ai shpreh se problemet që kërkojnë zgjidhje në tatime nuk lidhen me grumbullimin e të ardhurave, por për ndërveprimet me sektorin privat. Këshillat e Reinkes, kryeministri Rama nuk i priti edhe aq mirë. Ai tha se është hera e parë që administrata tatimore punon me platformën në bazë të riskut. Në këtë moment, Rreinke tundi kokën, por përgjigja e Ramës ishte edhe më befasuese. “Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash këtë Jensen. Është shumë e rëndësishme”, tha Rama gjatë takimit duke iu shmangur këshillave të shefit të FMN-së.
Duke qenë se FMN kërkoi ndryshime në tatime, ne po e përshëndesim me videon e drejtoreshës së tatimeve, Briseida Shehaj, si mënyrën më të mirë për të kuptuar se si drejtohet ky sektor./citynews
Më poshtë video
http://www.ekranet.com/embed/w4UfGVFGk0BoDwT/576×324