Albspirit

Media/News/Publishing

Goditen nga rrufeja 10 fëmijë në Francë

Të paktën 5 fëmijë kanë mbetur të plagosur rëndë për shkak të një rrufeje që goditi një park në Paris, ditën e sotme. Në total u dëmtuan 10 fëmijë dhe 1 i rritur, që pësuan djegie nga incidenti i ndodhur në Parc Monceau, në veri të kryeqytetit francez.

Fëmijët, sipas “The Independent”, janë të moshës 7 – 14 vjeç dhe po merrnin pjesë në një festë ditëlindje, kur nisi stuhia. Ata u strehuan poshtë një peme dhe ky ishte pikërisht vendi ku ra rrufeja. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:30 me orën lokale. Fëmijët u transpotuan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Please follow and like us: