Albspirit

Media/News/Publishing

Hilda Maha, një emër i ri në modën ndërkombëtare

Hilda Maha u lind në Tiranë, u rrit në Itali, studjoi në Londër dhe sot ndjehet qytetare e botës. Rrugën e modës ajo e nisi që në lojën me kukulla, por me vullnet dhe punë të palodhur, sot është një emër i njohur në modën ndërkombëtare.

Koleksionet e veshjeve të dizenjuara prej Hildës janë pasqyruar në revistat prestigjioze të modës botërore si Elle, Vogue, Vision China apo Grazia. Ajo nuk është shkëputur nga vendlindja, jo vetëm në detajet shqiptare të veshjeve që dizenjon por dhe duke qenë e pranishme në veprimtaritë e modës. Ditët e fundit në Tiranë u prezantua koleksioni i veshjeve pranverë-verë 2016, të markës Hilda Maha, i cili u prit me mjaft interes për freskinë dhe linjën romantike femërore.

Në një intervistë ekskluzive për CRI shqip, stilistja Hilda Maha tregon se prej kohësh bashkëpunon me industrinë e modës në Kinë. Madje së bashku me një stilist kinez ajo do të dizenjojë një çantë ekologjike dhe luksoze, të ardhurat nga shitja e së cilës do të përdoren për institucionet e fëmijëve autikë në Kinë. Këtë projekt si dhe pjesmarrjen e saj sivjet në “Shanghai Fashion Week” dhe “Beijing Fashion Week” Hilda ia rrëfeu gjatë bisedës telefonike, gazetares Eda Merepeza, në CRi shqip.

Please follow and like us: