Konkurrentja e Big Brother denoncon në FB: Ky njeri më ndjek prej 7 vitesh
Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother” Mimoza Krasniqi, ka ndarë në llogarinë e saj të Facebook një shqetësim shumë të madh personal. Ajo ka denoncuar me foto dhe me emër, një djalë që sipas saj e përndjek prej vitesh. Bukuroshja nga Kosova ka vënë një status në formë paralajmërimi për Besnik Fetiun dhe familjarët e tij, përndryshe shënon se do të shkojë në polici.
Më poshtë mund të lexoni statusin e Mimozës si dhe të shihni foton e djalit që e përndjek, shkruan Revista Who.
“Njoftoj gjithë shoqërinë time se ky person me emrin Besnik Fetiu është një fans që kur isha pjesë e “Big Brother” që bëjnë 7 vite që atëherë. Këtë njeri e kam konsideruar si fans, por ja që ky na doli një njëri i sëmurë psiqikisht.
U bë shumë kohë që ky person po më bezdis në rrethin shoqëror, në rrethin e biznesit që zotëroj dhe në jetën time private. Ky person ështe fiksuar se do jem e këtij 100% dhe po mundohet sipas mënyrës së vet të më prishë terezinë. Një gjë ta dijë, që as në endërr mos ta imagjinojë këtë 100% që i është fiksu.
Ky njeri është një psikopat që kërcënon herë pas here shokët, shoqet e mia me të cilat unë shoqërohem. Ky person këdo që e bën friend ju lutem injorojeni sepse ky ka nevojë për mjekime. Ju lutem familjarë të Besnik Fetiut nëse e shihni këtë postim, ju lutem ndihmojeni atë të kurohet ose përfundimisht do e paraqes tek organet policore që të merren masa direkte për këtë njeri i cili po më shqetëson pa nevojë.
Deri tani kam toleruar dhe kam mirëkuptuar sepse e konsideroja thjesht një fans, po gjërat kanë arritur larg. Nëse do vazhdosh Besnik Fetiu akoma kështu, unë do i bëj një mbyllje përfundimtare këtij muhabeti, gjë që deri tani s’e kam bërë”.