Albspirit

Media/News/Publishing

Lajm bombë i prokurorisë italiane, ja kush janë personat nën hetim për mashtrim 

 

Screenshot_8

 

Tentativa më e fundit e mashtrimit që qarkullon në adresat e postës elektronike të italianëve përfshin Prokurorinë e Italisë dhe ka lidhje me një email masiv që po shpërndahet në të cilën bëhet fjalë për nisjen e procedimit penal për evazion fiskal, fshehje parash, arrestim brenda harkut kohor të 24 orëve si dhe bllokim të llogarive bankare dhe pronave të paluajtshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Emanuela Bertuçi, drejtuese e shoqatave për të drejtat e përdoruesve dhe konsumatorëve. Tentativa synon të marrë të dhënat personale dhe për të instaluar virus në kompjuterat e përdoruesve me një email në të cilin i drejtohet me emër dhe mbiemër përdoruesit duke shkruajtur: Se jeni në hetim nga Prokuroria”.

Dërguesi paraqitet të jetë “Prokuroria e Republikës”, por adresa nga të cilat vijnë këto emaile nuk janë institucionale dhe të vërteta.

Bëhet fjalë qartësisht për një tentativë mashtrimi, për të marrë të dhënat personale, për të instaluar viruse në linkun ku kërkohet të klikohet si dhe për të abuzuar më pas me pasourdet dhe numrat e kartave të identitetit dhe kartave të kreditit.

Please follow and like us: