Maqedonia Shqiptare
Nga KALOSH ÇELIKU/
Popull shumicë në Shtetin e “përbashkët” IRJ e Maqedonisë se, janë shqiptarët, këtë nuk e luan as topi. Ndërkombëtarët e dinë edhe sa pula e gjela kemi në Katund. E, nuk e ditkan sesa shqiptarë i ka IRJ e Maqedonisë. Problem tjetër është ai se, shqiptarët nuk kanë edhe sot e kësaj dite Shtet Etnik Shqiptar. Shtetin e kanë pakica “maqedonase”: me shqiptarë, bullgarë (popull shumicë në këtë shtet), serb, “turq”, vlleh, romë e pakica të tjera që jetojnë në këtë Shtet “demokratik maqedonas”. Dukuri kjo politike, që edhe sot e kësaj dite nuk kemi regjistrim të saktë të popullatës në këtë shtet të “përbashkët”. Punë tjetër është ajo se, si do të dalim në zgjedhje lokale e parlamentare me këtë “problem” shekullor në prag të Shtëpisë që na ndjek me vite hap pas hapi në histori.
Fatkeqësia, është se: shqiptarët edhe nuk duan Shtet të Ri në Ballkan. Ndoshta, më në fund janë ngi më me dy-tri shtete shqiptare: Shqiprinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën… Çka u duhet në Ditën e sotshme edhe një Shtet i Ri Shqiptar?! Mos, o Zot, Nesër u teket e kërkojnë edhe një shtet tjetër shqiptar, në Turqi?! Shekuj me radhë e kanë pëlqyer rolin e shërbetorit, që nga koha e Turqisë. I kanë dhënë strategë lufte Skënderbeun, Ataturkun), pashallarë e agallarë. Themelues të gjuhës letrare turke (Sami Frashërin). Rol “strategjik” me besë, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Edhe pse sot, koha i thërret shqiptarët t’i ndërrojnë rolet historike. Heqin dorë nga roli shërbetorit, dhe të marrin rolin e Pronarit të Shtetit Etnik Shqiptar.
Thirrja historike has në vesh të shurdhët tek “vëllezërit” serb e “maqedonas”. Dudumët me çallmë turku dhe me këmbët dhe trutë në legen, në këtë Ditë të Madhe Historike, janë më të shkathët në xhami. Dihet, mu si dikur në kohën e Perandorisë Osmane. Hoxhallarët e rrejshëm shqiptarë me “Din e Iman” i thirrin nateditë shqiptarët nga minaret e xhamive në Xhehenet për t’i rrasur përjetë në Xhehenem. Edhe, siç duket mund t’ia arrinë qëllimit: mu si dikur me ndihmën e “vëllezërve” serb e “maqedonas” të Njerkës me gjithë familje nga trojet e veta t’i përzënë në Turqi.
Shekuj me radhë, brez pas brezi i dalin zot IRJ të Maqedonisë. Edhe, në kohën e Turqisë, edhe në kohën Serbisë, edhe në kohën e Bullgarisë. Shembull konkret: deklarata e Ali Ahmetit, që nuk e pranon federalizimin e Maqedonisë, që shteti maqedonas të ndahet në dy etnitete, si njësi federale në baza etnike. Ndoshta, edhe ka të drejtë si lider i një partie politike. Politika është akull, nëse di të rrëshqasësh, rrëshqet edhe me opinga gome. Nëse, nuk di, e thyen kokën edhe me sajë.
Ali Ahmeti nuk besoj se nuk di të rrëshqasë në politikë me sajë, por edhe me ski. Problemi ësht se, me çka rrëshqet në Ditën e Sotshme Historike: me sajë shelgu, apo me ski lisi. Përmëtepër, druri i këtyre mjeteve të rrëshqitjes teposhtë kodrës: a është nga shelgu, apo lisi?! Përjashtim bëjnë vëllezërit grek që në histori rrëshqasin me ski lisi.
Dhashtë Zoti, Ali Ahmeti nuk rrëshqet me sajë ose ski shelgu! Shkaku se, kemi mjaftë përvojë në rrëshqitje me Pyka e shelgu mes fushe. Zoti, ose Natyra na ka ruajtë mos rrëshqasim me pyka shelgu tatëpjetë kodrës përmes dëllinjave në përrua. Pykave të shelgut, që posa, u ra tokmaku i hekurt në kokë, edhe sot e kësaj dite nuk kanë dalur nga cungu i kalbur mes Livadhit, rrëzë Kalasë Dardane, në breg të Vardarit.
Mirë, them unë: Çka kërkon pyka e shelgut në cungun e lisit, rrëzë Çukës?! Kotnasikoti, përgjigjem përsëri unë në këtë shkrim publicistik: Veten do ta provojë si “patriote kuqezi” në Bit – Pazar. Ose, ku ta i unë të na shesë pa pare: e rren mendja se Cungu i Lisit do ta pranojë në Shtëpi si pykë shelgu.
Gabim i madh historik. Prandaj, deri diku edhe e pranoj deklaratën e Ali Ahmetit: Mqedoninë, që nuk e pranon si ndarje federale.
Maqedonia ka qenë, është… Dhe, do të jetë shqiptare…