Albspirit

Media/News/Publishing

Meidani: Rusia po mundohet të hyjë edhe në Maqedoni

Ish presidenti Meidani: Rusia po mundohet të hyjë edhe në Maqedoni

 

Ish-presidenti shqiptar Rexhep Rexhep Meidani theksoi gjithashtu se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbehur rolin e tyre në Ballkan. Kjo, tha ai, ka bërë që Rusia të përpiqet të ndikojë politikën Maqedonase.

“SHBA e ka ulur pak rolin e saj në Ballkan. Politika e jashtme e Rusisë në Ballkan ka lëvizur. Politika e jashtme e Rusisë po përpiqet të hyjë edhe në Maqedoni. Është me rëndësi që Maqedonia të përparojë drejt NATO-s. Me rëndësi edhe ftesa që ka marrë Mali i Zi për tu bërë pjesë e NATO-s”, deklaroi Meidani sot në Tiranë gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Nga ana tjetër, theksoi ai, BE do të vijojë të jetë partner udhëheqës në rajon. “Në disa vende në Ballkan ka tendencë të deformimit të demokracisë. Një fokus i ri i SHBA në rajonin tonë do të mirëpritej shumë”, tha Meidani.

Please follow and like us: