Misteri më 6.06.2016
Tempulli satanik i Los Angelesit bëri të ditur se ka organizuar evente në pesë pika të ndryshme të qytetit, sipas një programi sekret. Ata thonë se vendet ku do të mblidhen ndjekësit mund të lokalizohen me GPS dhe formojnë pentagramin e shenjtë, ose siç njihet ndryshe, ylli me pesë cepa.
Ndjekësit e Lancasterit do të mblidhen për të mbështetur Steve Hill, i cili kandidon për në senat. Linja politike e Steve Hill, i cili është pjesë e këtij komuniteti, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e SHBA-ve.
Në një komunikatë, Tempulli Satanik sqaron se “do të jemi krah njerëzve të mirë të Lancasterit dhe do të kërkojmë të drejtën kushtetuese për liri individuale, lirinë e shprehjes dhe ndarjen e kishës nga shteti”.
Ndjekësit e këtij sekti thonë se respektojnë çdo qenie njerëzore dhe kafshët.