Albspirit

Media/News/Publishing

NATO, diskutime për Rusinë

  • Armand Mero

Parlamentarët e vendeve anëtare mblidhen në Tiranë. Presidenti i Asamblesë Turner: Të shohim si do trajtojmë kërcënimet e Rusisë. Bushati: Politikë konstatnte për të reduktuar influencën e aktorëve të tretë në Ballkan

Në Shqipëri nisi sot për hetë të parë punimet asambleja parlamentare e Natos. Ky sesion i pranverës, i paraprin takimit të nivelit të Lartë të krerëve të Shteve dhe qeverive në Varshavë në fillim të muajit korrik. Për këtë arsye, në fokus të asamblesë janë sfidat kryesore me të cilat përballet sot Nato, që nga terrorizmi, konflikti në Irak dhe Siri, emigracioni apo çështjet e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketat. Në ditën e parë, megjithatë një vend të posaçëm zunë diskutimet lidhur me Rusinë, përballja me politikat e këtij shteti si dhe ndikimi i tyre në Ballkan:

Mbi 260 parlamentarë të vendeve anëtare dhe partnere të Natos u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet Aleanca, që nga ato ushtarake te ato politike. Presidenti i Asamblesë, kongresmeni amerikan Michael Turner shpjegoi se Asambleja do të trajtojë shumë nga çështjet që do të jenë pjesë e takimit të Nivelit të Lartë të Varshavës, që nga mbrojtja me anë të raketave, të forcimi i kapaciteteve të Aleancës, te çështjet e buxhetit dhe ato të sigurisë.

U bë kohë që, kur Rusia ndërhyri me aneksimin e Krimesë, marrëdhëniet me Naton janë të tendosura. Presidenti i Asamblesë Turner deklaroi se “Rusia e sheh Naton si kundërshtare” dhe se për këtë “duhet parë se si Nato do të merret me këtë kërcënim, të njohë gamën dhe natyrën e këtij kërcënimi dhe të denoncojë deklaratat e Rusisë edhe për përdorimin ndoshta të armëve bërthamore. Nato – theksoi ai – duhet të rishfaqë veten e të sigurojë aleatët e saj në Lindje”. Kongresmeni Turner tha se “SHBA-të kanë propozuar kohët e fundit katërfishimin e fondeve për praninë e Natos në Europës. Edhe pse SHBA po bënë më shumë, partnerët europianë gjithashtu duhet të bëjnë më shumë, si një përgjigje në rritje, pasi bëhet fjalë për stabilitetin e Europës”, nënvizoi ai.

Tema e Rusisë thuajse dominoi punimet në Komitetin e Politikave, ku një vëmendje e vecantë ju kushtua ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor. MInistri i Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati u shpreh për nevojën e një bashkëpunimi të strukturuar mes BE-së dhe Natos në rajon “duke qenë se këta janë dy aktorët kryesorë të cilët shtrijnë rrezen e veprimit dhe influencës në Ballkanin Perëndimor. Fola dhe për nevojën e një politike konstante për të reduktuar praninë inluencës së aktorëve të tretë që kanë ndikim gjithashtu në mjedisin e sigurisë, të cilët jo domosdoshmërisht ndajnë të njejtat objektiva e vlera me familjen euroatlantike”

Ish presidenti shqiptar Rexhep Mejdani prezantoi një analizë të zgjeruar të ndikimit rus në Ballkan. Sipas tij, “politika ruse na Ballkan është mbështetur në disa elementë të tillë si panslavizmi, gjuha, arsimi dhe feja. Së dyti, kjo politikë është mbështetur duke përdorur vështirësitë ekonomike si dhe investimet në energji e infrastrukturë për të rritur domimin e vet, apo dhe fuqizimin e influencës së saj duke shfrytëzuar korrupsionin e ryshfetet”. Sipas tij, Moska ka ndikimin më të madh në Serbi dhe Bosnje, më pas në Mal të zi e Maqedoni, dhe ndikimin më të ulët e ka në Shqipëri e Kosovë.

Zoti Mejdani, shpjegoi se ka patur një rikthim të interesit në rus në Ballkan në dekadën e fundit ndërsa shtoi se “vonesat në procesin e zgjerimit të BE kanë krijuar mundësi të reja për Rusinë për të krijuar avantazhe të reja në të gjithë rajonin. Procesi i pranimit në BE duhet të përshpejtohet”, tha ai duke shtuar se “është e vështirë për Rusinë veçanërisht në këto kohë të vështira ekonomike të konkurrojë me investimet europiane dhe shkëmbimet tregtare”.

Duke folur për zhvillimet në rajon ish presidenti shqiptar vuri në duke se ekziston tendenca e deformimit të demokracisë në disa vende të rajonit prandaj sipas tij një trysni dhe një fokus i ri i shtuar i Shteteve të Bashkuara në rajon do të ishte i mirëpritur. Rusia, sipas tij, kërkon që përmes rolit në Ballkan të konfirmojë veten si një lojtar i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të zbheë vemëndjen e BE-së dhe SHBA-ve

Please follow and like us: