Albspirit

Media/News/Publishing

Nëna 20 vjeçare me 3 fëmijë që nuk i bëjnë efekt kontraceptivët

Charlotte Peers është 20 vjeçe e pavarësisht moshës së saj, ajo është nënë e dy fëmijëve dhe aktualisht është shtatzënë 11 javëshe në pritje të fëmijës së tretë. Mami i Seb 2 vjeç dhe Jaxx 6 muajsh ka ngelur për herë të parë shtatzënë kur ishte 15 vjeçe, por në atë kohë ka abortuar duke përdorur një kontraceptiv të përshtatshëm për këtë.

Ajo shprehet se ka dëshirë të ketë një familje të madhe, por është e dëshpëruar pasi është shumë pjellore. Sipas mjekëve pjelloria e saj është shumë e madhe dhe kurrë nuk do të pushojë së linduri fëmijë, të paktën jo për disa vite. “Kam provuar çdo lloj kontraceptivi, por asgjë nuk funksionon. Pilulat gjithashtu nuk reagojnë mirë tek unë. Unë dua t’i nënshtrohem një operacioni për heqjen e mitrës, por mjekët nuk pranojnë, për shkak se jam shumë e re”, shprehet vajza.

Nëna e re e di se mund të pendohet për zgjedhjen e saj, por njëkohësisht është e bindur se tre fëmijë mjaftojnë që ajo të realizojë ëndrrën e saj për një familje të madhe.

gruaja qe nuk i bejne efekte kontraceptiovat

Please follow and like us: