Albspirit

Media/News/Publishing

Ngacmon seksualisht gardianen, 18 muaj burg për shqiptarin 21 vjeçar

Ngacmon seksualisht gardianen, 18 muaj burg për shqiptarin 21 vjeçar

Gjatë kohës sa ishte i paraburgosur si refugjat i refuzuar, ai kishte simuluar një problem për të sjellë në qelinë e tij gardianen të cilën pastaj e ka ngacmuar seksualisht

Shqiptari 21 vjeçar, pas mbajtjes së paraburgimit do të vuajë  edhe një vit e gjysmë burg për detyrim seksual dhe shkaktim lëndimesh trupore. Pas shpalljes së gjykimit, policët ia vunë sërish prangat e këmbëve të cilat ia kishin hequr për kohën gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, në Traunstein, Gjermani.

Ai në fakt ishte duke u mbajtur në paraburgim për dëbim në Shqipëri, si azilkërkues të cilit i ishte refuzuar azili, shkruajnë mediat gjermane. Por gjatë kësaj kohe i paraburgosuri kishte simuluar një problem për të sjellë në qelinë e tij gardianen përgjegjëse.

Kur ajo hyri në qeli për të parë se për çfarë bëhej fjalë, i riu shqiptar shfrytëzoi rastin për të ngacmuar seksualisht atë, transmeton albinfo.ch. Ai e tërhequr atë nga krahu në hapësirën e ngushtë të qelisë, e ka kapur për fyti, e ka prekur me duar në gjoks, në kofshë dhe ndërmjet këmbëve si dhe kishte provuar ta puthte.

Gardiania ia del që me forcën e fundit të çlirohet nga “përqafimi” i të riut dhe të ikë prej aty.

Që nga dita kur ndodhi sulmi, gardiania vuan nga ankthi dhe depresioni i shkaktuar.

Please follow and like us: