Albspirit

Media/News/Publishing

“Një foto sa një mijë fjalë”, “Haxhi Muki” në një banknote 100 dollarëshe

 

Gazetari Muhamed Zeqiri, ish kryeredaktor në TV Alsat-M, sot ishte  në qendër të vëmendjes tek media maqedonase, për shkak të hedhjes së disa fletushkave me foton e tij dhe të një banknote 100 dollarëshe duke aluduar se ai paguhet nga miliarderi kontrovers amerikan Soros. Fletushkat e shkruara në gjuhën maqedone janë hedhur sot në rrugët e Shkupit nga persona të panjohur qëllimi i të cilëve siç duket është demaskimi i aktivitetit të Muhamed Zeqirit. Gazetari Zeqiri, deri vonë “përkrahës” i politikave të BDI-së, në kohët e fundut ka dalur haptas dhe në mënyrë konstante pro qëndrimeve të Zoran Zaevit dhe të të ashtuquajturit “Revolucion Lara lara”. Edhe në profilin personal në “facebook” Zeqiri nuk nguron ta cilësojë Zaevin si shpëtimtar të demokracisë në vend, dhe u bën thirrje shqiptarëve ta përkrahin Zaevin. Shqiptarët jo rrallë herë janë irituar nga qëndrimet hipokrite të Muhamed Zeqirit. Në një rast, “Haxhi Muki” që mbahet si një besimtar i madh, është fotografuar me Zaevin dhe anëtarë të tjerë të LSDM-së në një tryezë me pije alkoolike.

Please follow and like us: